Angiografi

Angiografia me fluorosceinë është një teknikë për ekzaminimin e qarkulliumit të gjakut në retinë dhe koroide(pjesë të fundit të syrit) duke përdorur një mjet kontrasti dhe një kamera të specializuar angiografike. Konsiston në injektimin e fluorosceinës me rrugë sistemike dhe realizimin e një angiograme duke fotografuar fluoreshencën e emetuar pas ndricimit rë retinës me dritë blu me gjatësi vale prej 490 nm.

Gjetjet patologjike

Ndryshime patologjike percaktohen nga detektimi I hyperfluoreshenës dhe hypofluoreshencës

Angiografia me fluorosceinë përdoret nga oftalmologët për të vlerësuar vaskulaturën e retinës,koroides, diskut optik, dhe irisit. Ky ekzaminim mund të detektojë dhe vlerësojë retinopatinë diabetike, okluzione të venave apo arterieve, edemën e diskut optik dhe tumore. Gjithashtu koha e transitit (periudha midis injektimit të mjetit të kontrastit dhe shfaqjes ne enët e gjakut për ekzaminim) mund të japë të dhëna objektive të sasisë së gjakut që qarkullon në enët e gjakut.