Sytë dhe truri punojnë së bashku për të realizuar shikimin. Sytë fokusojnë dritën në fundin e syrit të quajtur retinë. Qelizat e retinës gjenerojnë impulse nervore që kalojnë përmes nervit optik deri në tru. Ambliopia është termi mjekësor i përdorur kur pamja e njërit sy reduktohet sepse nuk realizohet bashkëveprimi me trurin. Syri duket normal, por për arsye të ndryshme truri favorizon syrin tjetër. Kjo gjendje quhet gjithashtu edhe syri dembel. Ambliopia është shkaku kryesor i uljes së pamjes tek fëmijët, duke prekur 2-3 fëmijë në 100. edhe pse trajtohet me sukses, ambliopia mund të persistojë edhe tek të rriturit. Është gjithashtu shkaku kryesor i uljes së pamjes në njërin sy tek të rinjtë dhe adultët në moshë mesatare.

 

Shkaqet

Ambliopia mund të rezultojë nga cdo gjendje që parandalon syrin për të fokusuar qartësisht. Ambliopia mund të shkaktohet nga mos drejtimi i syve, i quajtur strabizëm. Ka raste kur mund të shkaktohet nga katarakta. Një tjetër shkak është paaftësia e njërit sy për të fokusuar aq mirë sa tjetri. Mund të ndodhë kur njëri sy eshtë më miop, më hipermetrop ose më astigmat se tjetri. Terma që I drejtohen aftësisë së syrit për të fokusuar dritën në retinë.

 

Trajtimi

Trajtimi i ambliopisë fokusohet në sforcimin e fëmijës për të parë me syrin më të dobët.

Mbyllja

Një ngjitës vendoset mbi syrin e mirë për disa javë apo muaj. Kjo terapi nxit fëmijën të përdorë syrin e dobët. Mbyllja stimulon shikimin në syrin e dobët dhe ndihmon pjesët e trurit të përfshira në procesin e shikimit të zhvillohen plotësisht.

 

A mund të trajtohet ambliopia tek adultët?

Gjatë 7-10 viteve të para të jetës, shikimi zhvillohet shpejt. Lidhje të rëndësishme krijohen mes syrit dhe trurit gjatë kësaj periudhe zhvillimi. Nuk priten përmirësime pas kësaj moshe.