Katarakta

Brenda syrit ne kemi një lente natyrale. Lentja përthyen dritën brenda syrit dhe na lejon të shikojmë. Kjo lente duhet të jetë transparente.

Nëse keni katarakt(perde) lentja juaj (kristalini) është bërë i turbullt.

Ka disa tipe katarakti

  • I lidhur me moshën- edhe pse ka faktorë të tjerë rreziku për kataraktën mosha është shkaktari madhor. Kjo është si pasojë e ndryshimeve natyrale që ndodhin pas moshës 40 vjecare. Kjo sepse proteinat normale në kristalin fillojnë të prishen. Kjo shkakton turbullimin e kristalinit.
  • Kongenitale- kështu quhet kur fëmijët lindin me katarakt. Mund të shkaktohet nga infeksione, dëmtime ose zhvillim i vonuar në mitër.
  • Sekondare -si rezultat i konditave të tjera medikamentoze, si diabeti. Mund të jenë rezultat i rrethimit nga substanca toksike, rreze ultravioletë, oze rrezatim ose përdorimi i medikamenteve si kortikosteroide apo diuretike.
  • Traumatik pas një dëmtimi të syrit

Shkaqe të tjera që mund të rrisin shanset e formimit të kataraktës janë duhanpirja, ndotja e ajrit, alkooli.

Simptomat e kataraktës

Këtu janë disa ndryshime të shikimit që ju mund të vëreni nëse keni katarakt

  • Pamje e mjegulluar
  • Shikimi dyfish (kur shikon dy imazhe në vend të një imazhi)
  • Ndjeshmëri e lartë në dritë
  • Vështirësi shikimi natën, ose nevoja për më shumë dritë gjatë leximit
  • Shikimi i ngjyrave të ndritshme si hije ose në ngjyrë të verdhë

Duhet një ekzaminim nga oftalmologu për të vendosur diagnozën e kataraktës

Ky ekzaminim përfshin edhe dilatimin, kjo nënkupton që hidhen pika për të zgjeruar beben e syrit.

Trajtimi i kataraktës

Mos përdorni pika në sy apo medikamente të tjera që presupozojnë të shërojnë apo heqin kataraktën. Kirurgjia është e vetmja mënyrë për të hequr kataraktën.

Gjatë kirurgjisë së kataraktës kirurgu heq lenten naturale të opacifikuar e cila do të zëvendësohet me një lente artificiale.

Para kirurgjisë

Oftalmologu bën matjen e syrit për të përcaktuar fuqinë fokusuese të lentes artificiale. Ju pyesin në lidhje me mjekimet që merrni dhe mund tju kërkohet të mos merrini disa nga këto mjekime.

Phacoemulsifikimi

Kirurgu krijon një incizion të vogël në anë të kornesë, një sondë inserohet në të për të thyer kataraktën me anë të ultratingujve. Pjesët e thyera thithen jashtë syrit. Implantohet lentja intraokulare artificiale. Incizioni mbushet me likid special dhe vetëmbyllet pas kirurgjisë, prandaj në shumicën e rasteve nuk nevojiten sutura(penj)

Pas operacionit mund të kërkohet një qëndim për pak kohë, ekipi mjekësor do kontrollojë për ndonjë problem eventual. Përgjithësisht pacienti del brenda ditës dhe dikush duhet ta shoqërojë në shtëpi.

Problemet pas operacionit janë të ralla por mund të ndodhin. Këto probleme përfshijnë infeksionin, hemoragjinë, inflamacionin (dhimbje,skuqje, djegie), shikimin dysh, tension të lartë ose të ulët të syrit. Me mjekimin e duhur edhe këto probleme trajtohen në mënyrë të sukseshme.

Ndonjëherë indet e syrit që mbajnë lenten bëhen jotransparente dhe mund të ulin shikimin, gjë që mund të ndodhë pas disa muajsh ose vitesh.

Kjo konditë trajtohet me lazer me një procedurë të quajtur YAG lazer kapsulotomi. Është procedurë e padhimbshme.

Rreziqet e kirurgjisë së kataraktës

Si cdo kirurgji tjetër edhe kirurgjia e kataraktës mbart risqet dhe komplikacionet e veta. Disa prej të cilave janë:

  • Infeksioni I syrit
  • Hemoragjia në sy
  • Shkolitja e retinës (shtresa nervore në pjesën e mbrapme të syrit)
  • Dëmtimë në pjesë të tjera të syrit
  • Humbja e shikimit
  • Dhimbje që nuk qetësohet pavarësisht trajtimit
  • Lentja mund të dislokohet, të dalë nga pozicioni

Do të jetë okulisti që do ju sqarojë për benefitet dhe risqet e operacionit