Kontaktologji

Lentet e kontaktit përfaqësojnë një mjet mjaft efikas për korigjimin e ametropive okulare, vecanërisht atyre më të përhapura (miopia, hipermetropia, astigmatizmi dhe presbiopia). Ekzistojnë disa indikacione dhe kundërindikacione të lidhura me përdorimin e lenteve të kontaktit. Tre kriteret që duhet të ndiqen në mënyrë që aplikimi i lenteve të kontaktit të jetë i përshtatshëm janë

Kriteri viziv - lentja e kontaktit duhet të garantojë një performancë të mirë vizive dhe të garantojë mprehtësinë pamore më të mirë të arritshme nga subjekti

Kriteri fiziologjik - lentja e kontaktit duhet të respektojë metabolizmin korneo-konjuktival pa dëmtuar ekuilibrin e sistemit okular

Kriteri I komfortit subjektiv - lentja duhet të jetë komforte për subjektin pa prodhuar asnjë ndjesi të bezdisshme të trupit të huaj në sy.

Avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të lenteve të kontaktit

Korigjimi optik përmes lenteve të kontaktit kërkon përpikmëri dhe kujdes. Është e nevojshme një mirëmbajtje korrekte dhe një higjenë personale e kujdesshme, me qëllim që të evitohen kontaminime miktobike dhe/ose kimike të lentes apo të vetë syrit. Përdorimi i lenteve të kontaktit kërkon nënshtrimin në ekzaminime kontrolli të shpeshta, jo më shumë se 6 muaj, me qëllim vlerësimin e gjendjes së lenteve të kontaktitdhe gjendjen e segmentit anterior të syrit.

Lentet e kontaktit përfaqësojnë një alternativë në përdorimin e syzeve, sidomos për arsye optike. Në fakt lentet e kontaktit përmirësojnë performancën vizive në rast ametropie të lartë, në rast anizometropie (diferenë e madhe në numër midis dy syve) dhe në rast astigmatizmi korneal të crregullt ( të shkaktuar nga keratokonus, nga cikatricet korneale apo nga ndërhyrje kirurgjikale). Ndonjëherë lentet përdoren edhe për arsye terapeutike, për të favorizuar shërimin e patologjive okulare dhe/ose për të reduktuar simptomat e prodhuara prej tyre ose për të përmirësuar funksionin viziv në rast ambiopie ose nistagmusi.

Lentet e kontaktit mund të përdoren natën për të përmirësuar shikimin ditën pa pasur nevojë për korigjim (ortokeratologjia)

Tipologji të lenteve të kontaktit

  • Ekzistojnë disa tipe lentesh kontakti. Zakonisht klasifikohen në bazë të materialit ( të forta, të buta dhe hibride) ose në bazë të frekuencës së ndërrimit.
  • Lentet e kontaktit rigide të përbëra nga material gas permeabile përdoren sidomos në raste specifike të kontaktologjisë së avancuar (keratokonus, post kirurgji dhe ortokeratologji)
  • Lentet e kontaktit të buta mund të jenë prej materiali hidrogel. Silikon-hidrogel ose biopolimerë.
  • Lentet e kontaktit mund të jenë me ndërrim ditor, me ndërrim të programuar të shpeshtë( javor, 15 ditor ose mujor) ose me ndërrim të shtrirë kohor (semestral ose vjetor).

Mirëmbajtja e lenteve të kontaktit

  • Lentet e kontaktit të njëpërdorueshme, me ndërrim ditor, pas përdorimit hidhen. Të gjitha tipet e tjera kërkojnë një mirëmbajtje të kujdeshme që te parandalohen infeksione dhe komplikacione.
  • Procedura e mirëmbajtjes ndërtohet në dy faza esenciale: pastrimi dhe dezinfektimi
  • Për pastrimin e lenteve të kontaktit përdoren detergjentë që përmbajnë substanca tensioaktive që eliminojnë depozitimet lipidike, detritet dhe biofilmin mikrobik. Veprimi i tyre duhet kompletuar nga shpërlarja mekanike me solucion salin si dhe përdorimi i enzimave për eleminimin e proteinave.
  • Dezinfektimi i lenteve të kontaktit realizohet përmes përdorimit të solucioneve kimike të preservuara ose të sistemeve oksiduese.
  • Sot solucionet për mirëmbajtjen e lenteve të kontaktit që përdoren më shumë janë solucione unike që realizojnë njëkohësisht pastrimin, dezinfektimin, shpërlarjen, lubrifilimin dhe konservimin.

Rregulla që duhen respektuar për mirëmbajtjen e lenteve të kontaktit.

  • Për manipulimin me lente kontakti si për vendosjen ashtu për heqjen duart duhen të jenë të lara me sapun, të shpërlara dhe të thara.
  • Përdorimi i solucioneve të mirëmbajtjes të indikuara nga okulisti/optometristi që zgjidhen në bazë të materialit të lenteve dhe karakteristikave lakrimale të subjektit.
  • Respektimi I datave të skadencës së solucioneve, mos përdorimi në rast se flakonet janë të hapura më shumë se një muaj.
  • Gjatë vendosjes së lenteve të kontaktit, shpërlarje dhe lagie e mirë (nëse kanë rënë ose po thahen) vetëm me solucion salin dhe jo me ujin e rubinetit.
  • Para se të vendosen në kontenitor të realizohet procedura e dezinfektimit.
  • Cdo javë të pastrohet kontenitori i lenteve të me detergjent për lente kontakti.
  • Të ndërrohet kontenitori cdo dy muaj.