Bilanci Ortoptik

Ekzaminimi ortoptik performohet nga një ortoptist profesionist dhe rekomandohet nga oftalmologu kur, gjatë ekzaminimit, detektohet  një strabizëm ose një problem I lidhur me funksionimin e muskujve ekstraokularë.

Pastaj ortoptisti me procedura të padhimbshme dhe jo invazive, vlerëson funksionalitetin e muskujve ekstraokularë në lëvizjet individuale dhe të kombinuara të syve, duke vlerësuar nëse ka apo jo kooperim normal midis të dy syve ( si në rastin e ambliopisë-syrit dembel  apo diplopisë-pamjes dyshe)

Më specifikisht, vlerësohet funksioni I muskujve i të dy syve dhe pamja binokulare, konvergjenca, vlerësohet prezenca e cdo pozicioni anormal të kokës dhe nystagmus;

Nëse ortoptisti e shikon të përshtatshme konsiderohet, bashkë me oftalmologun, realizohet një plan mbi terapinë e rehabilitimit për syrin me probleme vizuale.