Kirurgji plastike

Kirurgjia plastike e syrit e njohur si okuloplastika është kirurgjia plastike merret me zonat përreth syrit. Kapakët e syrit dhe zonat përreth janë ekstremisht delikate dhe  struktura komplekse që janë vitale për mbrojtjen e syrit dhe shumë të rëndësishme për pamjen normale të fytyrës.

Okuloplastika dhe kirurgjia rikonstruktive është një fushë e specializuar e okulistikës dhe kirurgjisë plastike që trajton deformimet  dhe crregullimet e kapakëve të syrit, sistemit lakrimal (lotit), orbitës (kaviteti kockor përreth syrit) dhe strukturat faciale përreth.

Mund të realizohet për arsye patologjike si pasojë e sëmundjeve apo traumave, por edhe estetike për të gjithë ata pacientë që nuk ndihen mirë me pamjen e tyre, apo që duan të eleminojnë rrudhat e tepërta dhe qeskat , që i japin syve pamje të lodhur duke plakur fizionominë e fytyrës dhe ndonjëherë duke ndikuar edhe në shikim, për tu dukur më bukur dhe më të freskët para pasqyrës dhe në rrethin e tyre shoqëror. 

Okuloplastika dhe kirurgjia rikonstruktive trajton këto kondita:

  • Blefaroplastika-kirurgji për të eleminuar lëkurën dhe dhjamin e tepërt me qëllim korigjimin e difekteve estetike si qeskat poshtë syve dhe kapakët e rënë, 
  • Riparimi i ptozës- korrigjimi i rënies së kapakut
  • Riparimi i entropion- korrigjimi i kapakut të kthyer brenda
  • Riparimi i ektropion-korrigjimi i kapakut të kthyer jashtë
  • Korigjimi i trichiasis- qerpikët të drejtuar drejt syrit
  • Probleme anatomike të lotomit- stenoza të punktumeve, obstruksion kanalikular, obstruksion i duktusin nazolakrimal
  • Heqje e lezioneve të kapakëve/biopsi
  • Rikonstruktim i kapakëve pas traumave apo kirurgjive
  • Tarsorafia- ngjitja kirurgjikale e kapakëve
  • Enukleacion- heqja e syrit
  • Evisceracion-heqja e përmbajtjes së syrit
  • Blepharospasm-gjendje në të cilën kapakët e syrit janë të mbyllur në mënyrë të forcuar, jo të vullnetshme.
  • Chalasion/hordeolum –lezion granulomatoz inflamator dhe steril i gjendres Meiobom/infeksion i gjendres se Zeiss
  • Epiblepharon