Miopia është një anomali refraksioni që ndodh kur syri rritet shumë në gjatësi. Në vend që imazhet të fokusohen në retinë, në dritën e syrit, kristalini, lentja që kemi brenda në sy, realizon fokusimin para retinës. Njerëzit me miopi kanë pamje të mirë për afër dhe jo të mirë për larg.

Njerëzit me miopi shikojnë mirë kur lexojnë një libër apo ekranin e kompiuterit por shtrëngojnë  kapakët për të parë objektet larg. Ndonjëherë njerëzit me miopi të padiagnostikuar ankojnë për dhimbje koke ose lodhje sysh nga shtrëngimi për të qartësuar imazhet.

Miopia gjithashtu mund të jetë rezultat I një kornee-xhami I syrit- që eshtë shumë e kurbuar për gjatësinë e syrit, ose nga nje kristalin-lentja e syrit- shumë I trashë.

 

Cfarë është miopia e lartë

Një sy konsideerohet të ketë miopi të lartë kur numri është -6D ose më shumë. Miopia e lartë rrit riskun për shkolitjen e retinës. Miopia e lartë mund të rrisë rrezikun për katarakt dhe glaukomë. Të gjitha këto situata mund të cojnë në humbje të shikimit.

 

Cfarë është miopia patologjike

Miopia patologjike e quajtur ndryshe, degjenerative ose malinje, ndodh tek sytë me miopi të lartë që për arsye të zgjatjes së tepruar së syrit ndodhin ndryshime në retinë, koroide, vitroz, sklerë dhe/ose nerv optik.

Trajtimi nuk mund të ngadalësojë zgjatjen e syrit, por komplikacione si shkolitja e retinës, edema makulare, neovaskularizimi koroidal (rritje anormale e enëve të gjakut) dhe glaukoma mund të trajtohen.

 

Si diagnostikohet miopia?

Specialisti diagnostikon miopinë gjatë një ekzaminimi që përfshin testin e shikimit dhe ekzaminimin e syrit në detaje. Përfshirë edhe ekzaminimin me pika dilatuese të pupilës (bebes së syrit) për të parë nervin optik dhe retinën.

 

Si korigjohet miopia?

Mënyra më e zakonshme për të trajtuar miopinë është me syze ose me lente kontakti, që fokusojnë dritën në retinë.

Kirurgjia refraktive është një opsion sapo miopia të jetë stabilizuar.

Lentet intraokulare janë një opsion kur miopia është shumë e lartë kur kornea është shumë e hollë për të lejuar përdorimin e procedurave si LASIK apo PRK.