Cross linking

Terapia kirurgjikale

Kolagjeni korneal cross-linking është një teknikë që përdor rrezet ultravioletë dhe një fotosensor për të forcuar lidhjet kimike në korne. Qëllimi i trajtimit është të ndalojë ndryshimet progresive dhe të parregullta në formën korneale të njohura si ektazi. Këto ndryshime ektazike zakonisht shoqërohen me hollim korneal dhe rritje të kurbaturës anteriore dhe /ose posteriore duke cuar shpesh në nivele të larta të miopisë dhe astigmatizmit. Forma më e zakonshme e ektazisë është keratokonusi dhe më rrallë ektazia vërehet pas korigjimit të shikimit me lazer si LASIK

 

Indikacionet

Qëllimi primar i cross linking është të stopojë progresin e ektazisë. Prandaj kandidati më i mirë për këtë terapi është një individ me sëmundje progresive ektazike të kornesë. Indikacioni më i shpeshtë është keratokonusi. Sëmundje të tjera që mund ta bëjnë pacientin kandidat për këtë trajtim janë Degjeneracioni Pelucid Marginalk, Degjeneracioni Marginal Terrien., dhe ektazia post kirurgjisë refraktive (si LASIK ose Keratotomia Radiale). Këto nuk janë parametra definitivë për kriterin e progresionit, por parametrat për tu konsideruar janë ndryshimi në refraksion (përfshirë astigmatizmin), mprehtësia pamore e pakorigjuar, mprehtësia pamore më e mirë e korrigjuar, dhe forma e kornesë (topografia dhe tomografia).

 

Kundërindikacionet

  • Trashësi korneale më e vogël se 400 mikron është kundërindikacioni standart i protokollit të trajtimit
  • Infeksione herpetike të mëparshme sepse mund të kemi riaktivizime virale
  • Infeksion prezent
  • Cikatricie ose opacifikime të rënda
  • Histori plagësh epiteliale të shëruara me vështirësi
  • Sëmundje të rënda të sipërfaqës okulare
  • Sëmundje autoimune

 

Teknika kirurgjikale

Qëllimi primar i stadit të parë të terapisë është lejimi i riboflavinës të shpërndahet në korne. Ndërkohë ka disa variante teknikash që e shoqëeojnë. Të gjitha përfshijnë edhe heqjen ose dobësimin e barrierës epiteliale të kornnesë. Disa ofralmologë mund të japin terapi me antibiotikë preoperatore. Vendoset një spekulum palpebral (për kapakët) pas shkëputjes së epitelit, jepen pika rivboflavine 0.1% (vitaminë B2) në intervalet 1-5 min për 15-30 min, ose deri sa riboflavina të shihet në dhomën e përparshme të syrit me përdorimin e filtrit blu të biomikroskopit.

Pas absorbimit adeguat të riboflavinës, pacienti pozicionohet me dritën ultraviolet në një distancë të vogël (1-5cm) nga apeksi I kornesë për 30 min.

Pas irradimit, jepen antibiotikë me pika dhe zakonisht vendoset një lente kontakti si bandazh.