Topografi korneale

Topografia korneale e njohur edhe si photokeratoskopy ose videokeratography, është një ekzaminim mjekësor joinvaziv që përdoret për të realizuar një hartë të  kurbaturës së sipërfaqes së kornesë, strukturës së jashtme të syrit. Duke qenë se kornea është përgjegjëse për 70 % të fuqisë refraktive të syrit, topografia e saj është më rëndësi kritike për të përcaktuar kualitetin e pamjes dhe shëndetin e kornesë.

Pra, një hartë 3 dimensionale është e vlefshme për oftalmologun ose optometristin  dhe mund të ndihmojë në diagnozën dhe trajtimin e një sërë konditash; planifikimin e një kirurgjie katarakti dhe implantimin e një lenteje intraokulare ; në planifikimin e kirurgjisë refraktive si LASIK, dhe vlerësimin e rezultateve të saj; ose në vlerësimin e vendosjes së lenteve të kontaktit.

Proçedura kërkon pak sekonda dhe është e padhimbshme.

Pacienti ulet përpara një gjysëm globi që përmban një model të ndricuar, zakonisht një seri rrathësh kocentrikë. Mpdeli fokusohet në sipërfaqen e përparme të kornesë së pacientit dhe reflektohet në një kamera dixhitale në qendër të globit. Topografia e kornesë shfaqet nga forma e marrë nga modeli i reflektuar. Një kompiuter jep analizën e nevojshme për të përcaktuar lartësinë dhe trashësinë e disa mijëra pikave përgjatë kornesë.

Një rëndësi të vecantë merr ky ekzaminim në diagnostikimin dhe ndjekjen e keratokonusit