Presbiobia është një lloj i zakonshëm i crregullimit të shikimit që bdodh me kalimin e moshës. Rezulton si një paaftësi për të fokusuar objektet afër, një problem i lidhur me refraksionin e syrit.

Mund të shoqërohet presbiopia me një kkij tjetër anomalie refraksioni në të njëjtën kohë?

Po. Është e zakonshme prania e presbiopisë së bashku me një lloj tjetër anomali refraksioni: miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi.

Pse ndodh presbiopia?

Presbiopia ndodh në mënyrë të natyrshme me moshën. Syri nuk është më I aftë të fokusojë dritën në retinë si pasojë e humbjes së elasticitetit të lentes naturale (kristalinit) dhe fibrave muskulare rreth saj që e vështirësojnë fokusimin e objekteve afër duke shkaktuar vështirësi në pamje.

Kush është në rrezik për presbiopinë?

Të gjithë rreth moshës 40 vjecare janë në risk për zhvillimin e presbiopisë dhe paraqesin humbje të fuqisë për të fokusuar objektet për afër.

Kush janë simptomat dhe shenjat e presbiopisë?

  • Vështirësi për të lexuar shkronjat e vogla
  • Mbajtjen e materialit të leximit më larg se normalisht
  • Probleme me shikimin e objekteve afër
  • Dhimbje koke
  • Lodhje të syve

 

Si diagnostikohet presbiopia?

Presbiopia mund të gjendet gjatë një ekzaminimi të kujdesshëm të syve. Nëse vini re ndryshime në shikimin tuaj, duhet të vizitoheni tek një specialist. Ekzaminimi rekomandohet më shpesh pas moshës 40 vjecare.

 

Si korrigjohet presbiopia?

Syzet janë mënyra më e thjeshtë dhe e sigurtë për të korigjuar presbiopinë.