Glaukoma

Glaukoma është një sëmundje që dëmton nervin optik të syrit. Ndodh zakonisht kur fluidi ekstra rrit presionin e syrit duke dëmtuar nervin.

Tipet e glaukomës

Glaukoma primare me kënd të hapur

Kjo është forma më e shpeshtë e glaukomës. Ndodh gradualisht, ku syri nuk drenon lëngun ashtu sic duhet. Si rezultat, presioni I syrit rritet dhe fillon të dëmtojë nervin e syrit. Kjo formë është e padhimbshme dhe nuk shkakton ndryshime në shikim si fillim.

Disa njerëz kanë një nerv optik të ndjeshëm ndaj presionit normal të syrit. Kjo nënkuptonse se risku i tyre për të pasur glaukomë është më i lartë. Një ekzaminim i rregullt i syve është i rëndësishëm për të gjetur shenjat e hershme të dëmtimit të nervit optik.

 

Glaukoma me kënd të mbyllur

Kjo formë ndodh kur irisi është shumë afër këndit të syrit ku bëhet drenimi i lëngut të syrit. Irisi mund të arrijë të bllokojë drenimin. Kur bllokimi është i plotë presioni rritet shumë shpejt. Ky quhet bllok akut.dhe është një emergjencë për të cilën duhet paraqitur tek okulisti ose rrezikohet verbëria.

Disa shenja të atakut të glaukomës me kënd të mbyllur akute:

  • Shikimi papritur turbullohet
  • Prania e dhimbjeve të forta
  • Dhimbje koke
  • Ndjesia e të vjellit (nauze)
  • Të vjella
  • Shikimi i rrathëve ylberorë

Në disa njerëz glaukoma me kënd të mbyllur zhvillohet ngadalë. Kjo quhet glaukoma me kënd të mbyllur kronike. Si fillim nuk ka simptoma kështu që nuk e kuptojnë derisa dëmtimi është i rëndë ose fillon një atak.

Mund të shkaktojë verbëri nëse nuk trajtohet sic duhet.

 

Glaukoma me kënd të hapur

Me glaukomën me kënd të hapur nuk ka shenja paralajmëruese ose simptoma të dukshme në stadet fillestare. Me progresin e sëmundjes, spote të verbëra shfaqën në shikimin periferik (anësor)

Shumë njerëz me glaukomë me kënd të hapur nuk vërejnë ndryshime në shikim para se dëmtimi të jetë i rëndë. Prandaj glaukoma quhet "hajdutja e heshtur e shikimit". Ekzaminimet e rregullta të syrit mund të ndihmojnë gjetjen e sëmundjes para humbjes së shikimit.

 

Glaukoma me tension normal

Tek këto njerëz edhe pse vlerat e presionit të syrit janë brenda normave ata shfaqin dëmtime në fushën vizive dhe dëmtimë të nervit optik.

 

Suspekt glaukoma

Disa njerëz nuk kanë shenja të dëmtimit pavarësisht se kanë tension të lartë të syrit. Këta pacientë kanë një risk më të lartë për të zhvilluar glaukomë.

 

Shkaqet e glaukomës

Syri formon në mënyrë konstante lëngun ujor. Me formimin e lëngut të ri, e njëjta sasi drenohet jashtë, lëngu drenohet në zonën e quajtur këndiiI drenimit. Ky proces mban tensionin e syrit (të quajtur presioni intraokular ) të qëndrueshëm. Por nëse drenimi nuk funksionon sic duhet, presioni brenda syrit rritet duke dëmtuar nervin e syrit.

Nervi optik formohet nga më shumë se një milion fibra nervore të holla. Me vdekjen e këtyre fibrave zhvillohen spote të verbra në fushën pamore. Këto spote mund të mos dallohen derisa pjesa më e madhe e nervit të ketë vddekur. Nëse të gjitha fibrat vdesin shkaktohet verbëria.

 

Kush është në risk për glaukomën

Disa njerëz kanë risk më të lartë për të zhvilliar glaukomën". Faktorë risku:

  • Mosha mbi 40 vjec
  • Pasja e një familjari me glaukomë
  • Trashëgimi afrikane ose hispanike
  • Prania e një presioni të lartë të syrit
  • Miopia ose hipermetropia
  • Trauma të syrit
  • Korne që janë të holla në qendër
  • Hollim I nervit të syrit
  • Diabeti, migrena, ose probleme të tjera që prekin të gjithë trupin

 

Diagnoza e glaukomës

E vetmja mënyrë e sigurtë për të diagnostikuar glaukomën është një ekzaminim komplet I syrit. Thjesht matja e tensionit të syrit nuk është e mjaftueshme për të gjetur glaukomën.

 

Gjatë ekzaminimit okulisti

  • Do masi tensionin e syrit
  • Do inspektojë këndin e drenimit të syrit
  • Do ekzaminojë nervin e syrit
  • Do testojë shikimin periferik
  • Do fotografojë ose masë me aparat nervin optik
  • Do masë trashësinë e kornesë tuaj

 

Trajtimi i glaukomës

Dëmtimi nga glaukoma është pemanent- nuk mund të rikthehet. Por mjekimet dhe kirurgjia ndihmojnë në stopimin e dëmtitmmit të mëtejshëm. Për të trajtuar glaukomën okulisti do përdori një ose disa nga trajtimet e mëposhtme.

 

Medikamentet

Glaukoma mund të kontrollohet nga medikamentet me pika. Duke I përdorur cdo ditë këto medikamente ulin presionin e syrit. Disa veprojnë duke ulur sasinë e lëngut të formuar. Disa ndihmojnë që lëngu të drenohet më mirë përmes këndit.

Të gjithë medikamentet mund të shfaqin efekte anësore

Kurrë nuk duhen ndërruar apo ndaluar medikamentet pa folur me okulistin.

 

Kirurgjia me lazer

Ka dy tipe kryesore të trajtimit të glaukomës me lazer

Trabekuloplastika për pacientët me glaukomë me kënd të hapur. Okulisti përdor lazerin në mënyrë që këndi I drenimit të funksionojë më mire.

Iridotomia për pacientët me glaukomë me kënd të mbyllur. Okulisti përdor lazerin për të krijuar një vrimë në iris që ndihmon lëngun të drenojë në këndin e drenimit.

 

Operacioni në sallë kirurgjikale

Disa operacione bëhen në sallën operatore. Kjo krijon një kanal drenimi për lëngun ujor.

Trabekulotomia në këtë operacion kirurgu krijon një flap në sklerë (pjesa e bardhë e syrit). Krijohet nje xhep në konjuktivë I quajtur blebi I filtrimit. Fshihet zakonisht poshtë kapakut të syrit dhe nuk shihet. Lëngu ujor mund të drenojë përmes flapit ne bleb, ku fluidi absorbohet nga indet përreth syrit, duke ulur presionin e syrit.

Pajisjet e drenazhit. Kirurgu mund të implantojë një tub të hollë në syrin tuaj. Ai e con lëngun në një zonë rezervimi. Krijimi I rezervuarit bëhet poshtë konjuktivës (membrana e hollë që mbulon brendësinë e kapakëve dhe pjesën e bardhë të syrit) lëngu pastaj absorbohet nga enët e gjakut në afërsi.