Shkolla Vision

Shkolla OPTIKE, i pari institucion i formimit profesional në fushen e Optikës në vendin tonë e liçensuar nga Ministria e Arsimit, me një program dhe kurrikula te mbeshtetura në eksperiencën e shkollane franceze. Përgatit Opticien dhe Optometrist me programe bashkëkohore dhe aparatura moderne.

Shoqeria me pergjegjesi te kufizuar “VISION” sh.p.k eshte licensuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences e Republikes se Shqiperise, me vendim nr.246 dt.25/07/2005 per te hapur Shkollen e pare OPTIKE ne vendin tone. Nga viti 2014 keto shkolla kane kaluar ne ministrine e punes dhe Çeshtjeve sociale dhe tashme me ndryshimet e fundit te struktures se qeverise shqipetare ne vartesi te ministrise Ekonomi-Finance-Pune.

Kjo shkolle eshte dy vjeçare dhe pergatit specialiste ne fushen e optikes dhe optometrise. Ne te diplomohen OPTICIENE, OPTOMETRIST. Shkolla perdor programe mesimore te nivelit bashkekohor dhe ka bashkepunim me Institutin Francez te Optikes me qender ne Paris, me Institutin Galileo Galilei me qender ne Milano dhe me Shoqerine ESSILOR ( leader ne prodhimin e xhamave optike). Shkolla optike “Vision” eshte njekohesisht pjesemarrese ne projektin TUPO (Twinning Universities Project for Optometry- cooperation between European Educational Institutions). Laboratori shkolles optike eshte i paisur me te gjtha makinerite per prerje te xhamave nga me modernet te firmes ESSILOR France.

Ne kete shkolle mund te rregjistrohen te gjithe personat qe kane mbaruar shkollen e mesme.

Dokumentat qe duhet te paraqiten per tu rregjistruar jane:

  • Curriculum vitae
  • Diploma e shkolles se mesme e noterizuar
  • Certifikate familiare aktuale e 3 muajve te fundit
  • Cfaredo diplome tjeter qe posedon kandidati

Per tu rregjistruar nxitoni te telefononi ne numrin e telefonit 00355 4 2232655, Cel; +355682188316.