Strabizem

Strabizmi është një problem vizual në të cilin sytë nuk janë të lineuar sic duhet dhe shkojnë në drejtime të ndryshme. Njëri sy mund të duket drejtë, ndërsa tjetri  mund të kthehet brenda, jashtë, sipër ose poshtë. Kthimi i syrit mund të jetë i qëndrueshëm ose shkon dhe vjen me raste. Syri që qëndron drejt dhe ai që devijon mund të alternohen.

Ezotropia infantile, ku syri kthehet brenda, është një formë e zakonshme e strabizmit tek fëmijët. Fëmijët me ezotropi nuk mund ti përdorin të dy sytë së bashku. Esotropia akomodative është forma më e shprehur e ezotropisë që ndodh në fëmijë zakonisht më të mëdhenj se 2 vjec. Në këtë formë strabizmi, kur fëmija fokusohet për të parë më qartë sytë kthehen brenda. Ky kryqëzim mund të ndodhë në fokusim afër, larg ose në të dy rastet.

Ekzotropia ose kthimi jashtë i syve, është një formë tjetër e strabizmit. Kjo ndodh më shpesh kur fëmija fokuson objekte të largëta. Ekzotropia mund të ndodhë vetëm herë pas here sidomos në rast sëmundje apo lodhje. Prindërit shpesh vënë re që fëmija mbyll njërin sy në dritën e diellit.

6 muskuj të syrit që kontrollojnë lëvizjet e syrit, vendosen në pjesën e jashtme të secilit sy. Muskujt kontrollohen nga truri. Që sytë të fiksohen në një target të vetëm të gjithë muskujt duhet të jenë të balancuar dhe të punojnë së bashku. Në vizionin normal të dy sytë arrijnë të njëjtin spot. Truri kombinon dy figurat në një të vetme tredimensionale që na jep perceptimin e thellësisë.

Kur njëri sy është jashtë lineimit në tru dërgohen dy figura të ndryshme. Në fëmijët e vegjël truri mëson të injorojë imazhin e syrit të shtrembër dhe shikon vetëm imazhin e syrit të drejtë ose syrit që shikon më mirë. Fëmija e humbet perceptimin e thellësisë. Të rriturit që zhvillojnë strabizëm mund të kenë diplopi sepse truri është I mësuar që të marrë imazhe nga të dy sytë. Një fëmijë përgjithësisht nuk shikon dyfish. Pamja e mirë zhvillohet gjatë fëmijërisë kur të dy sytë kanë drejtim normal. Strabizmi mund të ulë pamjen dhe të shkaktojë ambliopi në syrin e shtrembërt.

Ambliopia mund të trajtohet me mbylljen ose turbullimin e shikimit të syrit të fortë për të përmirësuar oamjen në syrin e dibët. Nëse ambliopia kapet në vitet e para të jetës trajtimi është zakonisht I sukseshëm. Nëse dështon ambliopia mund të bëhet permanente. Si rregull sa më shpejt të trajtohet ambliopia aq më I mirë rezultati I shikimit.

 

Pseudostrabizmi

Sytë e fëmijëve shpesh duken të kryqëzuar  dhe jo drejt edhe pse nuk janë. Kjo konditë quhet pseudostrabizëm. Fëmijët me një hundë të sheshte të gjerë dhe me pala lëkure në pjesën e brendhsme të kapakëve mund të duken jo të drejtë. Vetëm oftalmologu bën dallimin midis strabizmit dhe pseudostrabizmit. Strabizmi mund të detektohet gjatë një ekzaminimi të syrit. Është e rekomanduar që të gjithë fëmijët midis 3 dhe 3 vjec e gjysëm të bëjnë një kontroll të syve. Nëse ka një histori familjare për strabizëm ose ambliopi, ose histori familjare mbajtje syzesh të trasha, vizita duhet bërë para moshës 3 vjecare.

 

Trajtimi

Trajtimi për strabizmin bëhet që të forcohet syri dembel dhe për të rikthyer pamjen binokulare (me të dy sytë). Në disa raste përshkruhen syze për të drejtuar sytë. Në raste të tjera mund të nevojitet kirurgjia për të korrigjuar mosbalancimin e muskujve të syrit.

Mbyllja ose turbullimi i shikimit në syrin e mirë për të përmirësuar ambliopinë mund të jetë e nevojshme. Fëmijëve të vegjël me esotropi shpesh iu duhet kirurgji për të drejtuar sytë.

Për esotropinë akomodative syzet ulin lodhjengjatë fokusimit dhe shesh bëjnë drejtimin e syve. Nëse shtrembërimi persiston, mund të nevojitet kirurgjiq Në ekzotropi, pavarësisht syzeve, ushtrimeve, mbylljes apo prizmave që mund të ndihmojnë në reduktimin ose mbajtjen nën kontroll të syrit që rrotullohet jashtë , në disa fëmijë mund të nevojitet kirurgjia.

 

Kirurgjia e strabizmit

Tek fëmijët me disa tipe strabizmi konstantë, kirurgjia e hershme mund të rekomandohet që të rritet shansi i vendosjes së një pamje binokulare normale.

Tek adultët kirurgjia nuk është thjesht estetike. Ka disa benefite të tjera përvec rivendosjes së paraqitjes normale: përmirëson perceptimin e thellësisë ose pamjen binokulare, përmirëson fushën vizive, eliminon ose pakëson shikimin dysh dhe përmirëson funksionet sociale.

Është e rëndësishme të diskutohen qëllimet dhe pritshmëritë me oftalmologun. Kirurgu bën një incizion të vogël në indin që mbulon syrin për të arritur në muskujt e syrit. Një ose disa muskuj forcohen, dobësohen ose rivendosen në një pozicion tjetër për të përmirësuar drejtimin e syve me kirurgji, në varësi të cfarë drejtimi është i kthyer syri. Mund të jetë e nevojshme kirurgjia në të dy sytë.

Koha e rekuperimit është e shpejtë. Zakonisht fëmijët rikthehen në aktivitetin e tyre normal pas disa ditësh. Pas kirurgjisë mund të nevojiten përsëri syze, dhe në disa raste mund të duhen disa ndërhyrje pët të drejtuar sytë.

Para kirurgjisë, performohet një ekzaminim i specializuar i quajtur sensomotorpër të vlerësuar se cilët muskuj kontribuojnë në strabizëm dhe cilët muskuj duhen alteruar (dobësuar, forcuar ose zhvendosur) për të përmirësuar drejtimin e syve. Prizmat përdoren për të matur gradët e srabizmit. Këto teste preoperatore e ndihmojnë kirurgun për të përcaktuar planin kirurgjikal.

Kirurgjia e strabizimit tek fëmijët kërkon anestezi gjenerale. Tek adultët mund të bëhet edhe me anestezi lokale. Dhimbja është zakonisht minimale dhe e kontrollueshme me qetësues si ibuprofen, paracetamol dhe kompresa të ftohta. Syri do jetë i skuqur për një ose dy javë, më rrlalle për kohë më të gjatë, sidomos nëse është kirurgji e përsëritur.

 

Rreziqet potenciale të kirurgjisë së strabizmit

Shansi për komplikacione serioze nga kirurgjia e strabizmit që mund të prekë mirëqenien e syrit është shumë i vogël. Gjithsesi ka disa komplikacione si cdo kirurgji, përfshirë:

  • Skuqje
  • Mbetje e shtrembërimit
  • Pamje dyshe
  • Infeksion
  • Hemoragji
  • Abrazion korneal
  • Ulje të pamjes
  • Shkolitje retine
  • Komplikacione të lidhura me anestezinë