Vizita

Vizita e syve nuk është vetëm për njerëzit me ulje të pamjes. Është një mënyrë e rëndësishme për të gjetur probleme të syve para se të shfaqen simptomat.

Cfarë ndodh gjatë vizitës?

Historia e pacientit

Doktori do ju pyesi në lidhje me gjendjen e përgjithshme dhe me historinë familjare në lidhje me sëmundjet e syve.

Testi I shikimit

Doktori do kontrollojë shikimin tuaj për afër dhe për larg me anë të tabelave të caktuara. Gjithashtu mund të testojë edhe aspekte të tjera të shikimit si aftësia për të parë në 3D, shikimin periferik dhe perceptimin e ngjyrave.

Tonometria ky është një test për glaukomën. Doktori do masë tensionin me një pajisje të quajtur tonometër

Ekzaminimi i syrit

Doktori do kontrollojë të gjithë pjesët e syrit. Mund të nevojiten pika që zgjerojnë beben e syrit. Kjo i jep doktorit mundësinë për të parë më mirë në brendësi të syrit, që ndihmon në zbulimin e shenjave të hershme të dglaukomës, diabetit, hipertensionit arterial, artritit etj. Kjo ju bën të ndjeshëm ndaj dritës dhe ju turbullon shikimin për disa orë, prandaj është e nevojshme mbajtja e syzeve të diellit dhe dikush që tju shoqërojë në shtëpi.

Doktori gjithashtu do kontrollojë shikimin periferik dhe se si funksionojnë muskujt tuaj së bashku.

Sa shpesh duhet shkuar tek okulisti?

  • Të gjithëve u nevojiten vizita për sytë.
  • Fëmijët: në lindje, 6 muaj, 3 vjec, para fillimit të klasës së parë.
  • Të rinjtë: një herë në 10vjecarin e dytë dhe 2 herë në të tretin
  • Adultët mbi 40 vjec kontrole të rregullta të lidhura edhe me shëndetin e përgjithshëm
  • Adultët mbi 65 vjec cdo 1-2 vjet

Do ju nevojiten kontrolle më të shpeshta nëse keni sëmundje apo histori familjare për probleme si psh glaukoma, degjeneracionet makulare apo sëmundje korneale.

Kur duhet të drejtoheni te mjeku?

Nëse keni ndryshime të menjëhershme të pamjes, dhimbje syri apo irritime të shprehura.