Kirurgji refraktive

Nëse keni të meta të refraksionit si miopi, hipermetropi, astigmatizëm apo presbiopi, krirurgjia refraktive është një metodë për të korigjuar ose përmirësuar pamjen tuaj.

Kirurgjia refraktive mund të jetë një opsion i mirë për ju nëse

  • Doni të ulni varësinë
  • Nuk keni sëmundje të syrit
  • Merrni parasysh rreziqet dhe efektet anësore të procedurës kirurgjikale
  • Kuptoni që mund tju duhen përsëri syze ose lente kontakti edhe pas interventit
  • Keni një të metë të refraksionit të përshtatshme

Nëse po konsideroni kirurgjinë refraktive ju së bashku me mjekun tuaj në bazë të shikomit dhe mënyrës së jetesës do zgjidhni procedurën e përshtatshme.

 

LASIK

LASIK (laser-assisted in situ keratomileusis) është një procedurë që përdoret për të trajtuar miopinë, hipermetropinë dhe astigmatizmin. Lazeri përdoret për të ndryshuar formën e kornesë-xhamit të syrit- për të përmirësuar rrugën që rrezet e dritës për tu fokusuar në retinë.  Për njerëzit që janë miopë LASIK përdoret për të sheshuar kornenë që është shumë e thiktë. Ndërsa për hipermetropët duhet arritur një korne më e thiktë. LASIK mund të korigjojë edhe astigmatizmin duke formuar një korne të rregullt.

LASIK performohet ndërkohë që pacienti qëndron nën një pajisje kirurgjikale që quhet laser eximer në një sallë operatore.

E para, syri laget me disa pika anestezie lokale. Një mbajtëse për kapakët vendoset ndërmjet tyre për të shmangur mbylljen e syrit. Vendoset një unazë thithëse vendoset në korne dhe ndihmon syrin të mos lëvizë dhe sheshon kornenë. Pacienti mund të ndjejë presion nga mbajtësja e kapakëve dhe nga unaza të ngjashëm me presionin e një gishti mbi sy.

Që nga momenti kur vendoset unaza shikimi mund të duket I turbullt ose komplet I errët. Kur kornea sheshohet krijohet një flap I indit korneal krijohet duke përdorur një pajisje mikrokirurgjikale të automatizuar. Flapi korneal ngrihet dhe laseri eximer I paraprogramuar me matjet unike të pacientit centrohet mbi sy.

Kirurgu kontrollon vendosjen e saktë. Pacienti shikon një dritë të përcaktuar të quajtur drita e fiksimit ose target, ndërsa laseri gdhend kornenë. Flapi rivendoset në pozicionin e vet dhe nuk nevojiten sutura (penj).

Pacienti duhet të planifikojë që dikush duhet ta dërgojë në shtëpi ku thjesht duhet të relaksohet. Për të ndihmuar shërimin e kornesë, mund ti vendoset një mbrojtëse transparente, për të shmangur dëmtimet aksidentale ose për ti kujtuar pacientit mos të fërkojë syrin.

Kirurgu I përshkruan pika që ndihmojnë shërimin dhe heqin ndjesinë e thatësisë.

Mund të duhen 3 deri në 6 muaj pas kirurgjisë LASIK për përmirësimin e shikimit dhe për një rekuperim nga të gjitha efektet anësore.

LASIK si cdo kirurgji, ka risqet dhe komplikacionet e mundshme që duhen marrë parasysh me kujdes. Ka nje shans edhe pse të vogël, që pamja nuk do të jetë aq e sa para kirurgjise, edhe me syze apo me lente kontakti.

Disa njerëz kane efekte anësore që largohen me kohën.

Këto efekte mund të përfshijnë shikimin e turbullt, vështirësi natën sidomos gjatë drejtimit të makinës, kruarje, tharje syri apo shenja të konditës së quajtur sy I thatë. Rrathë apo shkëndija rreth dritës, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje apo diskomfort, zona të skuqura në pjesën e bardhë të syrit. Ndonjëherë mund të duhet një ndërhyrje e dytë, e quajtur ritrajtim ose përmirësim, për të arritur shikimin edëshiruar. Kjo më shumë për njerëzit me numra të medhenj para LASIK.

Pacienti duhet ta dijë që muind ti nevojitet një kirurgji e dytë, ose mund ti duhet të vazhdojë të mbajë syze. Gjithashtu duhet të dijë që LASIK nuk korrigjon presbiopinë.

 

LASEK

Një instrument mikrokirurgjikal përdoret për të krijuar flapin e epitelit korneal dhe një solucion alkoolik  përdoret për të liruar qelizat epieliale. Kur krijohet flapi procedura është njëlloj si PRK. Pas gdhendjes së kornesë flapi ripozicionohet me një spatul të vogël të lëmuar dhe pastaj vendoset një lente kontakti si fasho për të promovuar shërimin epitelial që mund të dojë rreth 4 ditë.

 

Lentet intraokulare (IOL)

Lentet intraokulare janë dizenjuar për njerëz me shkallë të lartë të të metave të refraksionit që nuk mund të korrigjohen me kirurgji refraktive të bazuar në korne. Lentja intraokulare në mënyrë kirurgjikale vendoset para lentes natyrale të syrit, e cila nuk hiqet kështu që pacientët ruajnë aftësinë të fokusojnë.

 

PRK

Me PRK oftalmologu përdor një lazer për të ndryshuar formën e kornesë. Nëse keni sy të thatë ose korne të hollë, PRK mund të jetë zgjidhja e duhur. Kjo sepse kirurgji të tjera si LASIK, nuk rekomandohen në të tilla raste.

  • Në këtë procedurë nuk formohet një flap në korne.
  • Realizohet në një sallë operatore dhe zgjat rreth 15 minuta
  • Syri laget me diisa pika
  • Vendoset mbajtësja e kapakëve
  • Hiqet shtresa e jashtme e kornesë e qyajtur epitel. Për ta realizuar këtë përdoret një instrument special, lazer ose solucion alkoolik.
  • Pacienti duhet të shikojë një dritë target që syri të mos lëvizë. Rregullohet forma e kornesë me anë të lazerit, gjatë përdorimit të së cilit pacienti dëgjon disa tinguj.

Si cdo kirurgji tjetër PRK mbart risqe ose komplikacione që duhen marrë në konsideratë si:

  • Rrathë ylberorë përreth dritës, sidomos natën
  • Mjegullim i kornesë
  • Infeksione të kornesë

Gjithashtu me PRK pamja mund të jetë e mbi korigjuar ose e nën korigjuar. Këto probleme shpesh mund të përmirësohen me syze, lente kontakti ose ndërhyrje të mëtejshme kirurgjikale.

Shumë komplikacione mund të trajtohen pa humbje të shikimit. Gjithsesi probleme të rralla mbeten:

  • Një pamje më e keqe se para PRK, pavarësisht syzeve apo lenteve të kontaktit
  • Verbëria

Nëse jeni i lumtur me mbajtjen e syzeve apo lenteve të kontaktit nuk keni pse I nënshtroheni kirurgjisë.

Së bashku me okulistin tuaj duhet të peshoni të mirat dhe pasojat dhe të zgjidhni metodën më të mirë kirurgjikale për ju.