Cfarë duhet të dini për AMD

Ndoshta ju sapo keni mësuar se ju apo një familjari juaj ka AMD. Ju duhet të dini që Amd është një gjendje patologjike e zakonshme e syrit që con në humbje të shikimit tek njerëzit mbi moshën 50 vjecare. Shkakton dëmtime të makulës, një zonë e vogël në qendër të retinës. Përgjegjëse për shikimin qëndror.

Tek disa njerëz avancon aq ngadalë sa ulja e pamjes nuk ndodh për një kohë të gjatë. Ka raste që avancon shumë shpejt duke cuar në humbje të shikimit në njërin apo të dy sytë. Me avancimin e sëmundjes si simptomë e parë mund të shfaqet një zonë e turbullt qëndrore. Me kalimin e kohës zona e turbullt zgjerohet dhe mund të shfaqen pika të zeza në shikimin qendror. Objektet mund të mos duken aq të ndritshme sa zakonisht.

AMD në vetvete nuk con në verbëri të plotë, gjithsesi humbja e e shikimit qendror  mund të interferojë me aktivitetin e përditshëm.

Faktorët e riskut

  • Mosha është faktori kryesor
  • Duhanpirja
  • Raca
  • Historia familjare dhe gjenetika

Si diagnostikohet AMD

  • Mprehtësia pamore
  • Ekzaminimi me pupilë të zgjeruar
  • Rrjeta Amsler
  • Angiografia me fluorosceine
  • OCT

Gjatë ekzaminimit mjeku detekton drusen, që janë depozitime të verdha në retinë. Një shenjë tjetër janë ndryshimet e pigmentimit të retinës.

Trajtimi

Në stadet e avancuara këshillohet

  • Injeksione intraokulare antiVEGF
  • Laser terapi