Blefariti është një gjendje që shkakton inflamacon të kapakëve të syrit. Mund të jetë një gjendje e vëstirë për tu menaxhuar sepse ka tendencën për tu përsëritur.

Shkaqet

Blefarit ndodh në dy forma

Blefarti anterior që prek pjesën e jashtme të kapakut, ku dalin qerpikët. Shkaktarët më të shpeshtë janë baktere (Stafilokoku)

Blefariti posterior prek pjesën e brendsme të kapakut (pjesa që është në kontakt me syrn) dhe shkaktohet nga problem me gjëndrat e yndyrës (meibomiane) . dy crregulime të lëkurës mund të shkaktojnë këtë formë blefariti : akne rosacea që con në një lëkurë të skuqur dhe të inflamuar dhe dermatitis seborroik

Simptomat

Simptomat përfshijnë ndjesinë e tripit të huaj ose djegie, lotim I shtuar, kruarje, ndjeshmëri ndaj dritës (fotofobi), kapakë të skuqur, sy të skuqur, sy të thatë ose krusta të qerpikëve

Trajtimi

Trajtimi për të dy format e blefaritit përfsin mbajtjen e kapakëve të pastër dhe heqjen e krustave. Kompresa të ngrohta mund të aplikohen të ndjekura një fërkim I lehtë me një koton tip të lagur me një përzierje të ujit me sampo babesh. Duke qenë se blefariti është e vështirë të shërohet plotësisht, pjesa më e madhe e pacientëve e bëjnë higjenën e kapakëve të syrit pjesë e rutinës ditore. Nëse blefariti është I rëndë, ju përskruhen antibiotikë ose steroid.

Pacientët me blefarit posterior mund  të kenë nevojë për masazhe të kapakëve për të liruar gjendrat e yndyrës. Pacientët me acne rosacea dhet të trajtojnë sëmundjen bazë.