Hipermetropia është një anomali refraksioni që bën që objektet larg të shihen më qartë se ato afër. Gjithsesi njerëzit mund ta perceptojnë hipermetropinë në mënyra të ndryshme. Disa njerëz mund të mos dallojnë probleme me shikimin e tyre, sidomos kur janë të rinj. Njerëzit me hipermetropi sinjifikative, shikimi mund të jetë I turbullt për cdo distancë, afër ose larg.

 

Si zhvillohet hipermetropia?

Hipermetropia zhvillohet në sy që fokusojnë imazhet pas retinës, gjë që con në shikim të turbullt. Kjo ndodh kur syri është shumë I shkurtër, prandaj drita nuk bie në retinë por pas saj. Mund të shkaktohet edhe nga një formë jonormale e kornesë ose kristalinit.

 

Cilat janë shenjat dhe simptomat e hipermetropisë?

Simptomat e hipermetropisë variojnë në persona të ndryshëm. Sepecialisti mund tju ndihmojë të kuptoni se si hipermetropia mund tju preki.

Shenja dhe simptoma të zakonshme janë

Dhimbja e kokës

Lodhje e syve

Picerrim i syve

Turbullim shikimi, sidomos për afër

 

Si diagnostikohet hipermetropa?

Hipermetropia diagnostikohet nga një specialist pas një ekzaminimi të detajuar me pupilë të zgjeruar.

 

Si korigjohet hipermetropia

Hipermetropia korigjohet me

  • Syze- janë mënyra më e thjeshtë për korigjimin e anomalive të refraksionit. Specialisti përshkruan recetën e syzeve që ju lejojnë ju të shikoni sa më mirë.
  • Lentet e kontaktit-në disa raste lentet e kontaktit sigurojnë shikim më të qartë, fushë vizive dhe komfort më të mirë. Janë një opsion efektiv dhe I sigurtë I syzeve nëse përdoren sic duhet.
  • Kirurgjia refraktive- ka disa tipe kirurgjie që duhen diskutuar me specialistin