Astigmatizmi është një lloj I zakontë I të metave të refraksionit. Është një gjendje në të cilën sytë nuk e fokusojnë dritën në retinë.

Shkaqet

Astigmatizmi ndodh kur drita përthyhet ndryshe në varësi të vendit ku bie në korne dhe kalon Brenda syrit. Kornea e një syri normal është e kurbuar si një top basketbolli me të njëjtën shkallë rrumbullakësie në të gjitha zonat. Një sy me astigmatizëm ka një korne të kurbuar si një tp futbolli amerikan, me disa zona më të rrubullakëta se të tjrat. Kjo shkakton që imazhet të jenë të turbullta dhe të crregullta

Faktorët e riskut

astgmatizmi mund ta gjejmë si tek fëmijët ashtu dhe tek adultët. Disa pacentë me astigmatizëm të lehtë mund të mos vënë re ndryshime të shikimit të tyre. Është e rëndësishme që ekzaminimet të bëhen në mënyrë periodike për të zbuluar cdo lloj astigmatizmi sa më shpejt tek fëmijët.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat përfshijnë:

  • Dhimjen e kokës
  • Lodhje të syve
  • Shikim të turbulluar ose të crregullt në të fjitha distancat
  • Vështirësi udhëtimi natën
  • Squinting

Nëse keni një nga këto smptoma, konsultohuni me mjekun oculist. Nëse mbani sze ose lente kontakti dhe prapë keni këto shqetësime, mund tju duhet një vizitë me një recetë të re.

Diagnoza

Astigmatzmi zakonisht gjendet gjatë një ekzaminimi të kujdeshem më pupilë të zgjeruar.

Ju mund të keni një astigmatizëm por nuk e dini?

Është e mundur. Kjo vecanërisht tek fëmijët, të cilët mund të mos e dinë se si shikohet normalisht. Edhe adultët mund të kenë astigmatizëm pa paraqitur smptma. Është I rëndësishëm një ekzaminim për të vlerësuar nëse ju shikoni qartë sic duhet.

Trajtimi

  • Astigmatizmi mund të korigjohet me
  • Syze
  • Lente kontakti
  • Kirurgji refraktive