Biometria është një test që mat formën dhe madhësinë e syrit. Përdoret zakonisht për të llogaritur fuqinë e lentes intraokulare (IOL) që nevojitet në rast katarakti apo kirurgjie refraktive. Biometria mund të performohet duke përdorur teknologjinë e interferimetrisë koherente ose të echos.
Gjatë biometrisë matet gjatësia e globit okular dhe trashësia e kornesë përmes së cilave llogaritet IOL për secilin sy.
Keratometria është një test jo invaziv që performohet duke vendosur kokën në vendin e caktuar në aparat dhe duke fokusuar targetin e ndricuar. Duhen pak minuta për ta performuar.
Biometria me echo A realizohet duke vendosur echon në sipërfaqen korneale për të matur gjatësinë aksiale. Përpara se të realizohet pacientit i hidhen në sy pika anestezie lokale.
Rezultatet e dy matjeve përdoren për të llogaritur fuqinë e lentes intraokulare.