Kirurgjia plastike e syrit e njohur si okuloplastika është kirurgjia plastike merret me zonat përreth syrit. Kapakët e syrit dhe zonat përreth janë ekstremisht delikate dhe struktura komplekse që janë vitale për mbrojtjen e syrit dhe shumë të rëndësishme për pamjen normale të fytyrës.
Okuloplastika dhe kirurgjia rikonstruktive është një fushë e specializuar e okulistikës dhe kirurgjisë plastike që trajton deformimet dhe crregullimet e kapakëve të syrit, sistemit lakrimal (lotit), orbitës (kaviteti kockor përreth syrit) dhe strukturat faciale përreth.
Mund të realizohet për arsye patologjike si pasojë e sëmundjeve apo traumave, por edhe estetike për të gjithë ata pacientë që nuk ndihen mirë me pamjen e tyre, apo që duan të eleminojnë rrudhat e tepërta dhe qeskat , që i japin syve pamje të lodhur duke plakur fizionominë e fytyrës dhe ndonjëherë duke ndikuar edhe në shikim, për tu dukur më bukur dhe më të freskët para pasqyrës dhe në rrethin e tyre shoqëror.
Okuloplastika dhe kirurgjia rikonstruktive trajton këto kondita: