Fusha vizive është një metodë e matjes së komplet fushës së pamjes, që është centrale dhe periferike. Testi i fushës vizive harton fushat vizive të secilit sy veçmas dhe mund të detektojë spotet e verbra (skotomat) ashtu si zona të pamjes së ulët. Fusha vizive është ekzaminim subjektiv, kështu që pacienti duhet të jetë në gjendje të kuptojë instruksionet e testit, të kooperojë totalisht dhe të kompletojë testin që të japë informacionin e duhur.
Testi i fushës vizive përdoret më shpesh për të detektuar shenjat e dëmtimeve të nervit optik nga glaukoma . Gjithashtu testet e fushës vizive janë të dobishme për detektimin e sëmundjeve centrale apo periferike të retinës, patologji të palpebave si ptoza palpebrale, dëmtime dhe sëmundje të nervit optik, dhe kondita që prekin rrugët e shikimit nga nervi optik në korteksin oksipital ku informacioni proçesohet ne pamje.
Testi i fushës vizive performohet me secilin sy veçmas, me syrin tjeter të mbyllur për të shmangur gabimet, gjatë testit pacienti duhet të shikojë përpara drejtë që të hartohet saktësisht fusha pamore periferike.
Në perimetrinë statike pika të ndricuara me madhësi dhe ndricim të ndryshëm projektohen në një rruzull të bardhë të gjerë. Pacientit i kërkohet të shikojë në qendër dhe të shtypë butonin sa herë që shikon dritë ne pamjen periferike. Aparati mbledh të dhënat dhe përdor software të sofistikuara për të analizuar rezultatet.