Janë të dizenjuar për të pasur një fuqi dioptrike. Zakonisht ofrojnë korigjim për një distancë të vetme, të largët, distancë specifike ose distancë afër. Klasifikohen në sferike, asferike, astigmatike ose prizmatike. bëjnë të mundur korrigjimin e defeketeve në shikim të tilla si presbiopi, hipermetropi, miopi dhe astigmatizëm.
Lejojnë shikim e qartë në dy distanca të ndryshme, zakonisht për afër dhe për larg. Pjesa e sipërme është e dizenjuar për distancën larg dhe pjesa e poshtme për afër, për lexim. Xhamat bifokale eleminojnë nevojën për të mbajtur dy palë syze për shikim larg dhe afër.
Xhamat progresivë ofrojnë fuqinë e duhur dioptrike për cdo distancë. Ndahen në tre zona shikimi: zona e distancës, kanali i ndërmjetëm progresiv dhe zona për afër. Tranzicioni midis këtyre zonave eshtë i butë dhe i padukshëm nga jashtë.
Xhamat fotokromatike ndryshojnë nghyrën kur ekspozohen në rrezet utravioletë. Teknologjia e errësimit bazohet në vetëngjyrosjen e molekulave që ndryshojnë strukturën. Me reagimin e molekulave ndaj rrezeve ultravioletë, xhamat adaptojnë në mënyrë perfekte ngjyrën sipas kushteve të dritës.