Albania VISION Institute është krijuar si sh.p.k në vitin 1996 si e vetmja kompani për tu marrë ekskluzivisht me shëndetin e SYRIT. Eshtë kompania e parë shqiptare që pas ndryshimeve demokratike të vendit, vuri në qëndër të vëmendjes së shëndetësisë shqiptare shëndetin OKULAR nëpërmjet instalimit dhe zhvillimit të aktivitetit shëndetësor privat. Kompania me 100% kapital vendas u konceptua, financua dhe u krijua nga Pr Pajtim LUTAJ, i porsa kthyer nga Franca në vitin 1996, pasi kishte studiuar prej 4 vitesh ophtalmologji në Universitetin Paris 6 dhe punuar për një periudhë prej 4 vitesh në shërbimet e ophtalmologjisë së Spitaleve më të mira të Parisit ku veçohet experienca në Qëndrën Spitalore Universitare « Hôtel-Dieu » de Paris.
Kompania u krijua fillimisht si klinikë mjekësore okulistike me kabinetin e vizitave dhe sallën e operacioneve për operacionet e syrit dhe më vonë u plotësua me Shkollën OPTIKE per përgatitjen e OPTICIENËVE të pare ne vendin tonë si dhe me magazinat optike për tregëtimin e materialeve optike dhe mjekësore qe lidheshin me syrin si xhama optik, syze optike, proteza, lente kontakti, lente intraokulare dhe sisteme optike.
Albanian VISION Institute përbehet nga tre sektore të specifikuar për fusha te veçanta të aktivitetit qe ka lidhje me shendetin okular: