Kirurgji e retines

Shkolitja  e retinës është një crregullim i syrit në të cilin retina (drita e syrit) shkëputet nga shtresat e mëposhtme. Nëse nuk trajtohet humbja e shikimit mund të mbetet e përhershme.

 

Shenjat dhe simptomat

Një rritje e mënjëhershme në madhësi dhe numër “mizave fluturuese” që mund të jenë tregues i nje grisje retinale.

  • Një shfaqje e papritur shkëndijash që mund të jetë faza e parë e një shkolitje retinale
  • Prania e një hije në periferinë e fushës vizive
  • Pamja e një perde gri që lëviz përgjatë fushës vizive
  • Një ulje e menjëhershme e pamjes
  • Prania e këtyre simptomave duhet tju cojë direkt tek okulisti.

 

Faktorët e riskut

Faktorët e riskut përfshijnë miopinë e lartë, grisjet retinale, traumat, histori familjare si  dhe komplikacione nga kirurgjia e kataraktës

Faktorë të tjerë:

  • Glaucoma
  • AIDS
  • Retinopatia diabetike
  • Eclampsia
  • Homocisteinuria
  • Hipertensioni malinj
  • Metastaza në sy
  • Retinoblastoma
  • Duhanpirja

 

Diagnoza

Oftalmologu mund ta diagnostikojë grisjen ose shkolitjen e retinës gjatë një ekzaminimi të syrit ku pupilat(bebet e syrit) janë të zgjeruara. Një echo e syrit mund të performohet për të marrë detaje të tjera nga retina. Disa shkolitje gjenden gjatë një ëkzaminimi rutinë. Prandaj është i nevojshëm një kontroll i rregullt periodik.

 

Kirurgjia në rast grisje retinale

Kirurgjia me lazer (fotokoagolimi)

Oftalmologu përdor lazerin për të bërë diegie të vogla rreth grisjes retinale. Kjo bën që retina të ngjitet në shtresat e mëposhtmë duke penguar shkolitjen e mëtejshme.

Trajtimi me ngrirje (kriopeksia)

Kirurgu juaj përdor një sondë speciale ngrirëse për të aplikuar të ftohtë intens përreth grisjes retinale. Rezultati është sigurimi i ngjitjes së  retinës në murin e syrit

 

Kirurgjia për shkolitjen e retinës

Të gjithë pacientëve me shkolitje retine u nevojitet kirurgji për të vendosur retinën në pozicionin e saj. Ndryshe retina humbet funksionin, edhe në mënyrë permanente, gje që mund të cojë në verbim.

Rripi skleral

Ky trajtim përfshin vendosjen e një rripi skleral fleksibël përreth syrit që të kundërshtojë forcën që e heq retinën nga vendi. Oftalmologu shpesh drenon fluidin poshtë retinës së shkolitur, duke lejuar që retina të ngjitet në pozicionin e saj në murin e pasëm të syrit. Procedura realizohet në sallën operatore

Retinopeksia pneumatike

Në këtë procedurë një flluskë gazi  injektohet në hapsirën vitroze brenda syrit në kombinim me lazerin ose krioterapinë. Kjo flluskë e shtyn retinën në pozicionin e saj ngjitur në murin e pasëm të syrit. Flluska elimiohet gradualisht.

Vitrektomia

Realizohet në sallën operatore. Xheli vitroz hiqet nga syri dhe zëvendësohet me flluskë gazi. Ndonjë herë përdoret flluskë vajore për ta mbajtur retinën në vend.

Lëngjet e trupit do ta zëvendësojnë gradualisht flluskën e gazit. Fluska vajore duhet të hiqet nga syti me një ndërhyrje të mëvonshme. Ndonjëherë procedura kombinohet me rripin skleral.

 

Pjesa më e madhe e kirurgjive retinale janë të sukseshme (80-90%). Gjithsesi një ndërhyrje e dytë mund të nevojitet. Disa shkolitje retinale nuk mund të ndreqen. Nëse retina nuk mund të ngjitet syri do vazhdojë të humbë pamjen deri në verbim. Pas kirurgjisë së sukseshme, shikimit mund ti duhen muaj që të përmirësohet dhe në disa raste mund të rikthehet plotësisht.