Ekografi

Eko e syrit është një teknikë që përdor valët zanore me frekuencë të lartë dhe reflektimin e tyre.

Ky ekzaminim përdoret më shpesh për të përcaktuar gjatësinë aksiale të syrit përpara kirurgjisë së kataraktës. Kjo matje nevojitet për  të përcaktuar dioptrinë e lentes intraokulare. Ky ekzaminim quhet Echo A.

Echo okulare përdoret gjithashtu për të ekzaminuar syrin brenda, sidomos kur vizualizimi pengohet nga një opacifikim si një korne e dëmtuar, një katarakt ose një hemoragji brënda syrit. Ky ekzaminim quhet Echo B.

Pacientit do ti kërkohet të mbyllë sytë. Një sasi xheli transparent do vendoset në kapak dhe mbi të do vendoset sonda e echos. Gjatë testit mjeku i kërkon pacientit të lëvizë syrin në pozicione të ndryshme për të përfituar kënde të ndryshme të ultratingujve. Mjeku do fshijë xhelin dhe ekzaminimi mund të quhet i përfunduar.