SOCT(TOPOGRAFI,OCT-MACUL,OCT-NO,OCT-A)

Tomografia koherente optike është një teknikë jo invazive. OCT përdor gjatësitë e valës së drtës për të realizuar fotografi të prerjeve tërthore të retinës tuaj.

Përme OCT oftalmologu juaj mund të shikojë cdo shtresë të vecantë të retinës. Kjo e lejon atë të hartojë dhe të masë trashësinë e tyre. Këto matje ndihmojnë në vendosjen e diagnozës dhe japin informacion për trajtimin e glaukomës dhe sëmundjeve të retinës që përfshijnë degjeneracionet makulare të lidhura me moshën (AMD) dhe ndryshimet patologjike nga diabeti.

Për përgatitjen për një ekzaminim me OCT oftalmologu i hedh pacientit në sy pika për dilatimin e pupilës

Pacienti ulet në pajisjen e OCT dhe vendos kokën në suportin që e mban të palëvizur. Pajisja do skanojë syrin pa e prekur atë. Skanimi zgjat rreth 5-10 minuta.