Hordeolum është një fryrje e vogël, e kuqe, e dhimbshme që rritet ne rrenjen e qerpikëve ose poshtë kapakut të syrit. Shumica shkaktohen nga infeksione bakteriale.
Janë dy llojesh:
Të jashtme: si pasojë e infeksionit të folikulit të qerpikut
Të brendshme: si pasojë e infeksionit të një gjendrre yndyrore të kapakut të syrit
Shenjat mund të jenë
Një ngritje e dhimbshme në rrënjën e qerpikut, një pikë e qelbëzuar në qendër, ndjesia e trupit të huaj, ndjeshmëria ndaj dritës, krusta përgjatë bregut të kapakut, lotim.
Chalazioni është një ngritje e fryrë në kapakun e syrit. Ndodh që një nga gjendrat ybdyrore të kapakut të syrit të bllokohet. Në fillim mund të mos e dalloni dhe të mos ketë dhimbje. Por me zmadhimin kapaku mund të skuqet, të fryhet dhe te jete i ndjeshëm në prekje.
Nëse zmadhohet më shumë, mund të shtypi syrin dhe të shkaktojë turbullim në shikim.
Ndryshimi chalazion-hordeolum
Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të bëhet diferenca midis tyre.
Hordeolum është shumë i dhimbshëm. Shpesh shfaqet në bregun e kapakut të syrit, zakonisht i shkaktuar nga infeksioni i rrënjës së qerpikut. Shpesh rrjedh duke prekur të gjithë kapakun.
Chalazioni është i padhimbshëm. Është një ngritje që zhvillohet në kapak shumë më mbrapa se një hordeolum. Rrallë mund të prekë të gjithë kapakun.
Faktorët e riskut
Të gjithë mund të zhvillojnë një hordeolum ose chalasion por jeni më të rrezikuar nëse keni
- Blefarit
- Hordeolum ose chalasione të mëparshme
- Rosacea ose seborrheic dermatitis
- Diabet ose probleme të tjera mjekësore
Trajtimi
- Kompresa të ngrohta
- Antibiotikë dhe kortikosteroidë me përshkrimin e oftalmologut
- Kirurgji për drenimin e zonës
- Masazhe
- Të mos përdoret make-up apo lente kontakti