Pas një aksidenti në moshën 6 vjeçare, kur askush nuk e merrte përsipër një ndërhyrje kirurgjikale, profesor Pajtimi më riktheu jo vetëm estetikën, por edhe shikimin.
Albania VISION Institute është krijuar si sh.p.k në vitin 1996 si e vetmja kompani për tu marrë ekskluzivisht me shëndetin e SYRIT. Eshtë kompania e parë shqiptare që pas ndryshimeve demokratike të vendit, vuri në qëndër të vëmendjes së shëndetësisë shqiptare shëndetin OKULAR nëpërmjet instalimit dhe zhvillimit të aktivitetit shëndetësor privat. Kompania u krijua fillimisht si klinikë mjekësore okulistike me kabinetin e vizitave dhe sallën e operacioneve për operacionet e syrit dhe më vonë u plotësua me Shkollën OPTIKE per përgatitjen e OPTICIENËVE të pare ne vendin tonë si dhe me magazinat optike për tregëtimin e materialeve optike dhe mjekësore qe lidheshin me syrin si xhama optik, syze optike, proteza, lente kontakti, lente intraokulare dhe sisteme optike.
Aktiviteti i të cilës është i përqëndruar në DIAGNOZËN me metodat bashkëkohore, EXAMINIMET me aparaturat më moderne të kohës dhe mjekimin e sëmundjeve të Syrit. Trajtimi KIRURGJIKAL me teknikat më moderrne si Phako, LASER YAg dhe Argon për trajtimin e Retinopatisë Diabetike.
Furnizimi dhe ekipimi i pacienteve me cilesinë më të mirë të xhamave optik të të gjitha gamave dhe të firmave më të mira ne botë si dhe syzeve optike dhe materialeve optike ndihmëse. Furnizimi i lenteve te kontaktit optike dhe estetike.
Shkolla OPTIKE, i pari institucion i formimit profesional në fushen e Optikës në vendin tonë e liçensuar nga Ministria e Arsimit, me një program dhe kurrikula te mbeshtetura në experiencen e shkollane franceze. Përgatit Opticien dhe Optometrist me programe bashkëkohore dhe aparatura moderne.
Mbresa nga disa prej pacientëve të cilëve u kemi shërbyer