Pakimetria korneale

Pakimetria është një procedurë për matjen e trashësisë së kornesë

Përdorimet më të zakonshme të pakimetrisë janë

Pacientët e glaukomës

Zakonisht matja e tensionit të syrit realizhet përmes kornesë. Trashësia e kornesë ndikon në matjen e presionit. Nëse kornea është e trashë mund të rezultojë një presion fals më I lartë dhe nëse është e hollë mund të rezultojë një presion fals I ulët. Për të njohur vlerën reale të presionit intraokular është e nevojshme të njihet trashësia qëndrore korneale.

Për pacientët që duan të kryejnë kirurgji refraktive, vlera e trashësisë korneale duhet të njihet paraprakisht. Këto të dhëna janë të nevojshme për një kirurgji të sukseshme, trashësia duhet të jetë mbi 480 micron.

Pacientët me keratokonus

Keratokonus është një sëmundje që shkakton një hollim progresiv të kornesë  duke formuar gradualisht një formë koni. Për pacientët me keratokonus kërkohet rregullisht një ndjekje me pakimetri për të supervizuar patologjinë dhe hollimin e kornesë.

Pakimetria performohet edhe në pacientët me keratokonus që kanë kryer Cross-Linking, në këtë rast për të vlersuar hollimin e kornesë dhe rezultatet e trajtimit.

Pacientët që përdorin lente kontakti

Këto pacientë duhet të vlerësohen rregullisht për trashësinë e kornesë për të identifikuar hollimin korneal të shkaktuar nga lentet. Studime tregojnë që edhe pas adaptimit perfekt mund të rezultojnë hollime korneale më të medha se 4 micron në vit.