Proteza okulare e njohur ndryshe edhe si sy artificial është një protezë plastike e përdorur kur syri hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Gjatë kirurgjisë një glob implanti vendoset në sy për të mbushur hapsirën që zinte syri. Një protezë okulare mbivendoset përpara implantit dhe zë hapsirën midis palpebrave dhe konjuktivës që mbulon globin.
Zakonisht proteza vendoset 4-6 javë pas kirurgjisë në mënyrë që indet të kenë kohë të shërohen. Para vendosjes së protezës kapaku I sipërm mund të duket I rënë. Proteza do ndihmojë mbajtjen dhe hamjen dhe mbylljen normale të kapakëve
Proteza mbuluese sklerale është një protezë e hollë plastike e përdorur kur një sy I keqformuar si pasojë e një defekti të lindur, ose është bërë jo funksional si pasojë e një sëmundje ose dëmtimi. Në këto raste syri jo funksional lihet në vendin e vet. Një protezë modelohet për tu vendosur midis syrit të verbër dhe kapakëve. Proteza vendoset mbi syrin e keqformuar. Këto proteza kanë impakt më të mirë kozmetik duke iu afruar shumë pamjes së syrit të mirë.