Syri I thatë ndodh kur sasia dhe/ose cilësia e lotit dështon në mbajtjen e sipërfaqes së syrit të lubrifikuar. Risku I zhvillimit të syrit të thatë rritet me moshën. Femrat kanë prevalencë më të lartë krahasuar me meshkujt.

Cilat janë aimptomat?

Syri i thatë shkakton ndjesinë e gërvishtjes ose të pranisë së trupit të huaj. Simptoma të tjera përfshijnë therje ose diegie, episode të lotimit të shtuar të pasuara nga periudha tharje, sekrecionesh, dhimbje dhe skuqje syri. Njerëz me sy të thatë mund të ndjejnë kapakët të rënduar dhe mund të shprehen për shikim të turbullt.

Cfarë janë lotët dhe si lidhen me syrin e thatë?

Në një sy të shëndetshëm, lotët lubrifikues vazhdimisht lagin kornenë, sipërfaqen e përparme transparente të syrit. Me cdo mbyllje kapakësh loti rrjedh përgjatë kornesë, ushqen qelizat e saj dhe jep një shtresë mbrojtëse ndaj ambientit. Kur gjendrat afër cdo syri dështojnë në prodhimin e mjaftueshëm të lotit, ose kur përmbajtja ndryshon, shëndeti I syrit dhe shikimi kompromentohen. Shikimi mund të preket sepse lotët në sipërfaqen e syrit luajnë një rol të rëndësishëm në fokusimin e dritës.

Lotët janë një përbërje komplekse e ujit, yndyrnave, mukust dhe rreth 1500 proteinave të ndryshme që mbajnë sipërfaqen e syrit të lëmuar dhe e mbrojnë nga irrituesit në ambient dhe patogjenët.

Cfarë e shkakton syrin e thatë?

  • Syri i thatë mund të ndodhë kur ulet prodhimi I lotëve, kur rritet avullimi ose kur prishet përbërja. Faktorët që kontribuojnë  për të shkaktuar syrin e thatë janë:
  • Mjekimet si antihistaminikët, dekongjestionuesit, antidepresivët, kontraceptivët, antiParkinsonikët , anti hipertensivët etj.
  • Mosha është një faktor risku për uljen e prodhimit të lotit. Syri I thatë ndodh më shpesh në njerëzit mbi 50 vjec.
  • Rosacea (sëmundje inflamatore e lëkurës) dhe blefariti ( sëmundje inflamatore e kapakëve) mund të shkatërroojnë funksionin e gjendrave të Meibom.
  • Crregullime autoimune si Sindromi Sjorgen, lupus, sklerodermia dhe artriti rheumatoid  dhe crregullime të tjera si diabeti, crregullime të tiroides dhe deficenca e vitA shoqërohen me syrin e thatë.
  • Femrat janë më të predispozuara të zhvillojnë syrin e thatë. Crregullimet hormonale gjatë shtatzanisë apo menopauzës janë lidhur me syrin e thatë.
  • Erërat, duhanpirja, ose ambientet e thata rrisin avullimin e lotit.
  • Alergjitë sezonale
  • Periudha të gjata para ekranit japin mbyllje të pamjaftueshme të kapakëve
  • Kirurgjitë me laser mund të shkaktojnë përkohësisht sy të thatë

 

Si diagnostikohet dhe si trajtohet syri i thatë?

Njerëzit me sy të thatë duhet të konsultojnë një mjek oftalmolog për të përcaktuar shkakun dhe për të vendosur mbi strategjinë e trajtimit.

Ndryshimi i mjekimit. Konsulta me një mjek mbi ndryshimin e mjekimit në një alternativë tjetër që nuk lidhet me syrin e thatë.

Mjekimë topikale. Simptomat e syrit të thatë mund të trajtohen me mjekime topikale si lotët artificialë, xhele apo pomada.

Ndryshime të stilit të jetesës. Periudha qetësie gjatë qëndrimit para ekranit. Mbyllja e syve për disa minuta, ose hapja dhe mbyllja e shpeshtë për pak sekonda mund të ndihmojë në shpërndarjen e lotit. Syzet e diellit që rrethojnë fytyrën mund të ndihmojnë në ambiente me erë dhe thatësi.

Ndalimi I duhanit dhe mos qëndrimi në ambiente me tym mund të ndihmojë.

Medikamentet ciklosporinat janë të aprovuara për trajtimin e syrit të thatë. Kortikosteroidët mund të përdoren për periudha të shkurtra për të  reduktuar infkamacionin.

Opsione kirurgjikale Tapa të ounktumeve prej silikoni ose kolagjeni mund të inserohen parcialisht ose totalisht në kanalin e lotit për të ndaluar drenimin. Në raste të rënda një mbyllje kirurgjikale e duktusit me kateterizim të punktumeve mund të rekomandohet për një mbyllje permanente.